Juve afër marrëveshjes me Martin Caceres

16:51 | 25 Janar 2019

Juventusi thuhet se ka rënë dakord rreth kushteve personale me Martin Caceres dhe duhet tani të negociojë arritjen e tij me Lazion.

Bazuar në gazetarin Gianluca Di Marzio, Juventusi “tashmë ka një marrëveshje ekonomike” me Caceresin, i cili ka qenë rrugës për te skuadra japoneze Vissel Kobe, transmeton portali arbresh.info.

Gazetari i Sky Sports Italia shpjegon se një marrëveshje është gjithnjë e më afër dhe dy skuadrat tani duhet vetëm të bien dakord për transferimin e tij.

Uruguaiani ka luajtur për “Zonjën e Vjetër” gjatë edicionit 2009/10 para se të rikthehej dy vite më vonë dhe të fitonte katër tituj në Serie A.

Megjithatë, gara dhe lëndimet e kanë ndaluar 31-vjeçarin për të qenë i rregullt në skuadër dhe kështu lojtari ka luajtur më pas te Southamptoni, Verona dhe Lazio.

Bisedimet për rikthimin e tij vijnë pas kërkesës së Medhi Benatias për t’iu bashkuar skuadrës nga Katari – Al Duhail./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara