Jordi Cruyff emërohet trajneri i Kombëtares së Ekuadorit

11:08 | 14 Janar 2020

Jordi Cruyff është emëruar trajneri i ri i Kombëtares së Ekuadorit.

Holandezi në kohën e fundit ka qenë i lidhur me rikthimin në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.

45-vjeçaru më herët ka trajnuar klubet Maccabi Tel Aviv dhe Chongqing Lifan në Superligën Kineze.

Synimi i Cruyff me Ekuadorin është suksesi në Kupën e Amerikës dhe t’i ndihmoj shtetit të kualifikohet në Kupën e Botës 2022.

Cruyff ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Ekuadorin./arbesh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara