“Jemi të gatshëm” – Messi paralajmëron rivalin e ardhshëm pas magjisë në Camp Nou

08:34 | 17 Prill 2019

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se ata do të jenë të gatshëm për këdo që iu del përpara në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi shkatërruan Manchester United me rezultat 3 me 0, Barcelona do të luaj me Liverpoolin ose Porton në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, transmeton portali arbresh.info.

“Pas pesë minutave të parë, ku ne ishim të ftohtë dhe pak nervoz, unë nuk e di nëse rezultati ishte i çuditshëm dhe na bëri të luajmë në atë mënyrë”, ka thënë Messi pas ndeshjes për Moviestar.

“Por, më pas erdhën golat dhe ne luajmë një futboll spektakolar”

“Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi në gjysmëfinale, por jam i lumtur me fitoren dhe mënyrën se si ne e bëmë këtë”, shtoi sulmuesi.

“Ne kemi eksperiencë në Romë, ku brenda pesë ose dhjetë minutave mund të komplikojnë kualifikimin ose të iu lënë jashtë dhe ne duhet të jemi në dijeni rreth kësaj”

“Si Liverpooli ashtu edhe Porto do të jenë të vështirë, por përtej kësaj ne kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme”, përfundoi Messi./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara