James Harden me investime, bëhet pronar i një klubi në MLS

08:53 | 19 Korrik 2019

Ylli i NBA, James Harden, ka bërë disa investime interesante, duke u bërë drejtues i një prej skuadrave nga MLS.

Anëtari  i Houston Rockets ka blerë skuadrën profesionale të futbollit nga qyteti i Houston, duke u bërë pronar i Houston Dynamo dhe Houston Dash, transmeton lajmi.net.

Harden kështu i bashkohet yllit tjetër, Oscar De La Hoya, si partner dhe pronar i skuadrës, të cilët udhëhiqen nga Gabriel Brener.

Harden i ishte bashkuar skuadrës së Houston Rockets në vitin 2012, kur kalonte nga Oklahoma City Thunder.

Në qytetin e Houston, ‘The Beard’ arriti të bënte mrekullinë dhe të luante një nga sezonet më të mëdha në aspektin individual, kur edhe kurorëzohej me çmimin MVP.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara