Jackson Martinez i bashkohet Arsenalit?

11:30 | 23 Maj 2015

Jackson Martinez ka rënë dakord me kushtet në Arsenal për një transferim të mundshëm tek Topçinjtë në merkaton e verës, bazuar në disa raporte portugeze.

28-vjeçari ka shënuar 32 gola këtë sezon në Porto, por është gati të largohet nga klubi pas kërkesave të mëdha nga klubet e Premierë Ligës si Manchester United dhe Spurs, transmeton arbresh.info.

Megjithatë, bazuar në disa revista, kolumbiani do të nënshkruaj për Arsenalin, pas pranimit të kushteve që ofron klubi londinez. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara