“Ja si duhet të luani në Kupën e Botës!”

17:36 | 16 Prill 2018

Legjenda e futbollit botëtor, Pele, ka folur rreth kombëtares së tij se di duhet të paraqitet në Kupën e Botës.

Pele që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori, i ka dhënë një këshillë Brazilit para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Brazilit në fazën e grupeve do të ballafaqohet me Zvicrën, Costa Rica dhe Serbinë.

Pele beson se Brazili ka lojtarë mjaft cilësorë, dhe se duhet të luajnë si grup për ta arritur suksesin.

“Jam i bindur se do bëjmë mirë, sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer, që shkëlqejnë në Evropë. Problemi është të luajnë të gjithë së bashku, me frymën e grupit, por mendoj se kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, ka deklaruar Pele. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale