Ja sa bileta janë në dizpozicion të tifozëve, të Kosovës, për ndeshjen ndaj Çekisë

11:14 | 16 Tetor 2019

Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes së Kosoveës me Çekinë, që luhet më 14 nëntor në Plzen.

Takimi konsiderohet si finale, pasi vlen për kualifikim në EURO 2020.

Sipas Federatës Çeke, vetëm 627 bileta do t’u takojnë tifozëve tanë.

“Të gjithë të të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Janë 627 bileta që do t’u takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Federatës Çeke.

Në grupin A, Kosova ka një pikë më pak se Çekia dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje, do të rriste ndieshëm gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020, gjë që do të ishte një arritje historike për Kosovën./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara