Islanda dhe Hungaria ndajnë pikët (Foto/Video)

19:55 | 18 Qershor 2016

Islanda ka barazuar 1-1 në ndeshjen kundër Hungarisë të zhvilluar në stadiumin Stade Velodrome.

Skuadra e Lars Lagerback siguroi fillimisht epërsinë në minutën e 40′ të ndeshjes pas golit të shënuar nga pika e bardhë nga Gylfi Sigurdsson, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

ClP3tcxWYAA6RX6

Islanda ruajti këtë epërsi deri në minutën e 88′ të ndeshjes. Një aksion i bukur i krijuar nga hungarezët në minutat e fundit të kohës së rregullt bëri barazoi shifrat në 1-1. Birkir Saevarsson në përpjekje për të larguar topin e dërgoi atë në portë duke i dhuruar një pikë skuadrës së Bernd Storck. [VIDEO]

607129147_LB_9535_EB20698E4596ACF29031E83223D9BE44_3426

Pas kësaj ndeshje, Hungaria qëndron në krye të tabelës me katër pikë, e ndjekur nga Islanda me dy pikë, Portugalia me vetëm një pikë dhe Austria pa asnjë pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara