Islanda debuton me barazim në Euro 2016 kundër Portugalisë (Foto/Video)

22:50 | 14 Qershor 2016

Islanda e ka nisur me barazimin ndeshjen debutuese në Kampionatin Evropian 2016. Skuadra e trajnerit Lars Lagerback barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në St Etienne kundër Portugalisë.

Pas disa kërcënimeve në fillim të ndeshjes nga Islanda që qëndronte shumë afër portës së Rui Patricios, Portugalia mori shpejtë kontrollin e topit duke shënuar edhe golin e parë në ndeshje.

Goli i epërsisë nga portugezët erdhi pas vetëm gjysmë ore lojë në stadiumin Stade Geoffroy Guichard, shkruan portali arbresh.info. Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në sulm, Luis Nani realizoi lehtë për 1-0 nga zona e penaltisë pas asistimit nga Andrea Gomes në minutën e 31′ të ndeshjes. Sulmuesi i Fenerbahces shënoi golin e 600-të në historinë e Kampionatit Evropian. [VIDEO]

luis nani

Megjithatë, Islanda u tregua e ashpër edhe në fillim të pjesës së dytë duke shënuar golin e parë në Kampionatin Evropian. Pas vetëm pesë minutave lojë në fraksionin e dytë, Birkir Bjarnason zuri në “gjumë” mbrojtjen portugeze duke barazuar shifrat për 1-1. Goli nga mesfushori i Islandës erdhi pas asistimit nga Johann Gudmundsson në minutën e 50′. [VIDEO]

Ck8ABcUWsAEh1XE

Minutat në vazhdim sollën një lojë të mirë nga të dy skuadrat, megjithëse portugezët dominuan gjatë gjithë pjesës së dytë. Aktualisht, Hungaria qëndron në krye të tabelës së Gurpit F me tre pikë, ndërsa Prutugalia dhe Islanda pas këtij barazimi kanë nga një pikë derisa Austria mbetet e fundit në tabelë me asnjë pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara