Ish-lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko pensionohet nga futbolli

16:09 | 14 Janar 2020

Mohamed Sissoko është pensionuar zyrtarisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-lojtari i Juventusi dhe Fiorentinës ka bërë të ditur se është pensionuar nga sporti më i ndjekur në botë.

Sissoko në të kaluarën kishte luajtur edhe për klubet si, Milan, Auxerre, Valencia, Liverpool, Paris Saint-Germain, e së fundmi ishte te Sochaux.

“Jam këtu t’u them se ka përfunduar. Po e përfundoj karrierën time në futboll. Ishte një vendim i vështirë për ta pranuar”, ka thënë lojtari.

“Futbolli është jeta ime, por mendoj se është vendim i drejt”, ka shtuar më tej ai.

Në Serie A, ai kishte luajtur në 76 ndeshje, duke shënua

Mesfushori defanziv ishte transferuar te Zonja e Vjetër nga Liverpooli në janar të vitit 2008, derisa kishte qëndruar aty deri në qershor të vitit 2011.

Më pas ai u shit te PSG, por u rikthye te Fiorentina vetëm pas 18 muajsh në Francë. Te Viola ai luajti vetëm pesë ndeshje në sezonin 2012/2013, mirëpo më pas ishte lënë i lirë.

Sissoko kishte luajtur edhe te skuadra nga Serie B, Ternana në sezonin 2016/2017. /Telegrafi/

JuventusFC

@juventusfcen

Thanks for the moments that we shared together ⚪️⚫️

Good luck for your future off the pitch, @sissokomomo! 💪

View image on Twitter

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara