Ish kapiteni i Ajaxit: Frenkie de Jong do të ketë sukses në Barcelonë

11:56 | 17 Prill 2019

Ish kapiteni i Ajaxit, Siem de Jong është duke përkrahur mesfushorin Frenkie de Jong duke thënë se do të ketë sukses në Barcelonës.

Frenkie de Jong do t’i bashkohet gjigantit katalunas gjatë verës për një tarifë prej 86 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është vërtetë shumë i mirë me topin”, ka thënë fillimisht Siem de Jong për Omnisport.

“Ai nuk është i frikësuar. Edhe nganjëherë në mbrojtja, ai bënë veprimet e tij. Ai është i fuqishëm me topin dhe nuk do ta humbas atë”

“Nëse e shikoni mirë atë, shumë aksione të Ajaksit nisin me të. Ai krijon hapësira për bashkëlojtarët  e tjerë. Ai është unik në këtë kohë. Ai me të vërtetë mund të krijojë gjërat që të tjerët nuk munden”, përfundon Siem de Jong./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara