Ish futbollisti gjerman Matthäus viziton klubin Prishtina

16:42 | 19 Qershor 2019

Menaxheri dhe ish lojtari nga Gjermania, Lothar Matthäus sot ka  vizituar stadiumin e Prishtinës ku është takuar me lojtarët e ekipit lokal.

Ai pas vizitës është takuar edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe drejtorin e klubit “FC Prishtina”, Afrim Muqiqi.

Matthäus është menaxher i futbollit i cili dikur ka pas karrierë futbollisti. Pasi ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore më 1990 në FIFA Kupën e Botës, ai ishte Futbollisti Evropian i Vitit. Më 1991, ai u emëruar FIFA Lojtari i Vitit dhe mbetet gjermani i vetëm që ka fituar një titull të tillë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara