Isco: Rikthimi i Zidanes i mirë për të gjithë

21:44 | 14 Mars 2019

Derisa kanë mbetur edhe 11 ndeshje në La Liga Santander para përfundimit të sezonit, mesfushori Isco ka lënë të kuptohet se tranzicioni në epokën e re të Zinedine Zidanes tashmë ka nisur te Real Madridi.

Reprezentuesi i Spanjës ka pasur probleme për të impresionuar me performancat e tij këtë sezon dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme në fushë nën udhëheqjen e ish trajnerit Santiago Solari, transmeton portali arbresh.info.

“La Liga Santander është shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi për të marrë të gjitha pikët që kemi mundësi”, ka thënë ai në një event të organizuar nga Adidas.

“Ndryshimi fillon tani dhe ne kemi nevojë për tifozët në skuadrën tonë”

“Kërkesat janë maksimale në këtë skuadër dhe ne duhet të luftojmë për çdo titull”

“Nuk ka qenë viti jonë më i mirë, por nga tani ne duhet të punojmë për të qenë aty ku meriton historia e klubit, e cila na detyrohen të rikthehemi më të fortë”

Isco ka shprehur mendimin e tij edhe për rikthimin e Zidanes në klub.

“Ne të gjithë e njohim atë dhe e dimë se si ishte si një lojtar dhe si një trajner”, shtoi ai.

“Është një lajm i mirë për të gjithë që ai është rikthyer sepse ai e do Real Madridin dhe e ka shfaqur këtë me vendimin e tij”, përfundoi Isco./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara