Isco po rikthehet në formë të lartë, këtë e tregon magjia që dhuroi në stërvitje te Reali

12:14 | 10 Tetor 2019

Isco Alarcon është duke u rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe pritet të kthehet shpejt në aksion me minuta të plotë te skuadra e Real Madridit.

Mesfushori kreativ ka disa javë që është jashtë fushave shkaku i një lëndimi dhe kjo ia pamundësoi edhe grumbullimin me Kombëtaren e Spanjës.

Megjithatë, Isco ka disa ditë që është kthyer në stërvitje, luajti disa minuta në fundjavë ndaj Garandas, por tani duket se po rikuperohet plotësisht nga dëmtimi.

Këtë e tregon edhe stërvitja e tij e fortë që ai po bënë në qendrën stërvitore të Realin në Valdebebas.

Ai është duke stërvitur me lojtarët që nuk janë ftuar në kombëtaret e tyre dhe tregoi se ai ende ka magji në këpucët e tij.

Isco mori topin në mesfushë, dribloi një bashkëlojtar dhe në fund shënoi një supergol me parabolë gjatë një ndeshje mes vete te Reali.

Goditja e tij përfundoi në cepin e rrjetës, duke provokuar duartrokitje nga të gjithë ata që e panë këtë aftësi të fundit nga 27-vjeçari. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara