Inzaghi: Ancelotti? Flitet për gjëra që nuk janë të vërteta

18:33 | 23 Maj 2015

Filippo Inzaghi, trajneri i Milanit, është bërë siklet sot në konferencën për shtyp, kur është pyetur nga gazetarët për rikthimin e mundshëm të Carlo Ancelottit në krye të “Rossonerëve”.

Mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për mundësinë e rikthimit të Ancelottit tek Milanin.

“Është një person më të cilin shpesh flasim, unë nuk kam asgjë për të thënë, por unë mendoj të vazhdojë punën time. Flitet për gjera që nuk janë të vërteta”, tha Inzaghi.

Ai ka shtuar se çdo ditë është në kontakte me drejtuesit e klubit.

“Ne flasim çdo ditë dhe sikurse në çdo familje të gjithë nuk i kanë mendimet e njëjta”, theksoi Inzaghi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara