Interi transferon Verdin në janar?

10:51 | 7 Dhjetorë 2017

Interi mund të kërkoj transferimin e Simeone Verdit në janar, por Bologna mund të shes atë vetëm nëse janë larg nga zona e dëbimit.

Mesfushori me tipare sulmuesi ka realizuar katër gola dhe ka krijuar katër asistime deri tani këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

“Nerazurrët” ka qenë i lidhur vazhdimisht me transferimin e Verdit, por ‘Tuttosport’ raporton që Bologna është ende duke kërkuar 20 milionë euro, 20 për qind prej të cilave do të shkojnë te AC Milani.

Megjithatë, gazeta beson se marrëveshja mund të arrihet në janar, fillimisht në formë huazimi por me obligimin për blerje në fund të sezonit.

Verdi ka bërë gjithashtu dy paraqitje për Italinë këtë vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale