Interi mbetet lider i Serie A-së, por ndalet nga Fiorentina

22:56 | 15 Dhjetor 2019

Interi është ndalur nga Fiorentina në javën e 16-të të Serie A-së, pasi ndeshja përfundoi 1-1

Pas vetëm tetë minutash lojë në ‘Artemio Franchi’, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Borja Valeros që mori një asistim perfekt nga Marcelo Brozovic.

Interi kishte disa shanse të mira që ta dyfishonte epërsinë deri në fund të pjesës së parë, por Romelu Lukaku e Lautaro Martinez shpërdoruan disa raste.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të lartë të lojës, derisa Viola ishte më kërkuese.

Interi vazhdoi me sulme me anët të belgut e argjentinasit, por që goditjet e tyre përfunduan jashtë kuadratit të portës.

Fiorentina testoi disa herë Samir Handanovicin dhe në minutën e 90+2 arritën t’i barazonin shifrat me anë të Dusan Vlahovic, për ta marrë kështu një pikë mjaftë të vlefshme.

Pas javës së 16-të, Interi është rikthyer në krye të tabelës me 39 pikë, aq sa ka edhe Juventusi, ndërsa në xhiron e 17-të do të ketë punë me Genoan. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara