Inter: Nuk e shesim Lautaro-n, Barcelona duhet të paguajë klauzolën e plotë

08:12 | 28 Maj 2020

Drejtori i Inter-it, Piero Ausilio ka bërë me dije se mënyra e vetme që ylli i skuadrës, Lautaro Martinez të largohet nëse paguhet klauzola e plotë.

Barcelona që tre muaj është në bisedime me Inter-in për Martinez, mirëpo marrëveshja ende nuk është arritur, transmeton portali arbresh.info.

Ausilio ka thënë se ka vetëm një rrugë për të larguar Martinez-in nga “San Siro” dhe kjo është duke e paguar klauzolën e plotë.

“Realiteti i situatës së Martinez është që ka vetëm një rrugë që ai të largohet nga Inter dhe kjo është duke e paguar klauzolën e lirimit”.

“Është klauzola të cilin të gjithë e din, nuk ka çfarë të fshihet. Është klauzolë e vështirë që ka edhe disa kushte të veçanta”.

“Klauzola skadon në qershor, pra nuk zgjatë shumë. Është mënyra e vetme që ne të mos e shohim Martinez te Inter në sezonin e ardhshëm”.

“Shumë klube na kanë kontaktuar për të diskutuar Lautaro-n. Nga to, më kërkuesja është Barcelona. Kemi miqësi të mirë me ta”, theksoi ai.

Kujtojmë që klauzola e lirimit të 22-vjeçarit është plotë 111 milionë euro, ndërsa i kanë mbetur edhe dy vite kontratë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara