Inter interesohet për Sergio Aguero

20:23 | 21 Maj 2020

Inter është duke u përgatitur të bëjë ofertën e parë për sulmuesin e Manchester City-t, Sergio Aguero.

Gjiganti italian e sheh argjentinasin si pasuesi adekuat i Lautaro Martinez, nëse ky i fundit zgjedh t’i bashkohet Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas disa mediave italiane, “Neurazurët” janë duke përgatitur ofertën për Aguero-n dhe do provojnë ta bindin të kalojë në “San Siro”.

Mirëpo, nuk dihet nëse Aguero do largohet nga “Etihad” sepse më herët ka zbuluar dëshirën e madhe që ka për ta përfunduar karrierën te City.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2021 dhe ka spekulime se mund ta rinovojë edhe për një sezon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara