Inter-i kontakton Edinson Cavani-n

15:13 | 15 Shtator 2020

Inter ka kontaktuar sulmuesin Edinson Cavani, i cili mund të jetë pasuesi i Lautaro Martinez-it, nëse ky i fundit largohet.

Sipas Tuttosport, drejtori sportiv Piero Ausilio ka nisur bisedimet me reprezentuesin e uruguaianit para dy javë për t’i mësuar kushtet e sulmuesit, transmeton portali arbresh.info.

Cavani u largua nga PSG në fundin e edicionit të kaluar dhe është duke kërkuar klub të ri sepse është agjent i lirë.

Inter-i dëshiron të jetë i përgatitur në rast se Lautaro largohet nga Barcelona këtë verë.

“Neurauzurët” gjithashtu janë afër të kompletojnë transferimin e Arturo Vidal-it nga klubi blaugranas.

Derisa, për Cavani-n interesim kanë shprehur Atletico Madrid-i dhe Inter Miami./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara