Inter-i konsideron transferimin e ish yllit të Romës

09:46 | 17 Shtator 2020

Inter është duke provuar të transferojë qendërmbrojtësin e Manchester United-it, Chris Smalling.

Smalling ishte i lidhur me rikthimin të Roma, aty ku kaloi sezonin huazim edicionin e kaluar, por klubi italian nuk arriti ta kompletojë transferimin, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, “Neurazurët” duan ta transferojnë Smalling, meqenëse dështuan në transferimin e Marash Kumbulla-s, ky i fundit do transferohet të “Romakët”.

United-i për Smalling kërkon 20 milionë euro, por Inter-i beson se kjo vlerë mund të zbritet shkaku i lidhjeve të mira mes klubeve.

Klubi italian gjatë afatit veror e kompletoi transferimin e Alexis Sanchez-it dhe Ashley Young nga “Djajtë e Kuq” dhe të njëjtën gjë synon ta arrijë me Smalling./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara