Ideja më e re e FIFA-s, afati kalimtar për futbollistë të zgjatë shtatë muaj

11:00 | 26 Mars 2020

Kampionatet kryesore evropiane janë pezulluar përkohësisht shkaku i coronavirusit.

Pandemia Covid 19 që ka prekur gjithë globin ka bërë që kampionatet të ndalen, pasi ka shumë futbollist të prekur nga ky virus.

Edhe kampionati evropian është shtyrë për në vitin 2021, ndërsa FIFA është gati të bëjë një ndryshim drastik sa i përket afatit kalimtar të futbollistëve.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror po mendon që ta zgjat afatin kalimtar të transferimeve për shtatë muaj.

Mediat evropiane kanë raportuar se FIFA po mendon që afati kalimtar veror të fillojë me 1 korrik dhe të jetë i hapur deri më 31 janar.

Kampionatet do të zhvillohen normalisht, ndërsa klubet do të kenë të drejtë të transferojnë futbollistë.

Gjithsesi kjo mbetet vetëm një ide në FIFA, por që shumë lehtë mund të bëhet realitet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara