Icardi mbetet, Cavani largohet

23:20 | 13 Dhjetor 2019

Mauro Icardi e ka harruar sezonin e shkuar dhe ka rilindur me Paris Saint Germainin, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe po shënon rregullisht gola.

Ai fillimisht ishte me skepticizëm, në huazim me të drejtë blerjeje në ditët e para të shtatorit .

Icardi golin e parë e gjeti vetëm një muaj më vonë në Ligën e Kampionëve përballë Galatasarayt, por që atëherë ai ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, pesë prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas është shndërruar në idhullin e ri të tifozëve dhe drejtuesit e Paris Saint Germain, që janë të bindur për ta blerë përfundimisht në verë.

Kjo i bie që Edinoson Cavanit duhet të largohet.

Ky i fundit ka kontratë deri në muajin qershor ndaj mund të shitet edhe në janar, për të mos u larguar falas.

Për të në “pole position” është Atletico Madridi, që ka gati një kontratë tre vjeçare për 32-vjeçarin uruguaian.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara