Ibrahimovic trajner në Paris Saint Germain

11:47 | 13 Maj 2016

Paris Saint Germain ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në klub me pozitë menaxheriale menjëherë pasi sulmuesi njoftoi se ai do të largohet nga klubi këtë verë.

“Pas bisedimeve ndërmjet Paris Saint Germain dhe agjentit të Zlatan Ibrahimovic, klubi dhe lojtari i tij kanë vendosur të mos vazhdojnë kontratën që i lidh dy palët deri më 30 qershor 2016”, shkruan klubi në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

“Ata kanë rënë dakord që pasi lojtari të përfundoj karrierën e tij si futbollist të rikthehet në klub me kapacitetin e një menaxheri”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara