Ibrahimovic ‘thumbon’ Ronaldo-n: Ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin por ndjeki rregullat

13:48 | 29 Tetor 2020

Sulmuesi i AC Milan-it, Zlantan Ibrahimovic i është përgjigjur Cristiano Ronaldo-s duke i kërkuar të ndjek rregullat.

Ronaldo humbi ndeshjen ndaj Barcelonës, meqenëse vazhdon të rezultojë pozitiv me koronavirus, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, suedezi ka bërë shaka duke i thënë t’i mbajë distancën dhe maskën në mënyrë që ta mposhtë.

“Virusi me sfidoi dhe unë fitova. Por ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin”.

“Përdore kokën, respektojë rregullat: distancën dhe maskën gjithmonë. Do të fitojmë”, shkroi ai në Instagram.

Mbetet të shihet se kur do rikthehet Ronaldo të gjiganti italian./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara