Ibrahimovic i përgjigjet Lukaku-t: Milan-i asnjëherë nuk ka pasur mbret, ata kanë Zotin

19:48 | 18 Tetor 2020

Ylli i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur sulmuesit së Inter-it, Romelu Lukaku.

Belgu në edicionin e kaluar kur Inter-i mposhti me përmbysje Milan-in (4-2), bëri një postim në Instagram duke thënë: ‘Një mbret i ri është në qytet’, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, pas fitores së djeshme 2 – 1, suedezi nuk e ka harruar mesazhin e Lukaku-t dhe i është përgjigjur.

Ibrahimovic postoi një foto me mesazhin: ‘Milan asnjëherë nuk ka pasur mbret, ata kanë Zotin’, mesazh i cili lë të kuptohet se ishte për qendërsulmuesin e “Neurazurëve”.

View this post on Instagram

Milano never had a king, they have a GOD

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Milan-i momentalisht është lider i vetëm në tabelë me 12 pikë të tubuara, derisa Inter qëndron në pozitën e gjashtë me shtatë sosh./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara