I pashpresë para Ronaldos, Rugani merr një hap drastik për të ndalur superyllin

16:51 | 9 Gusht 2018

Nuk është lehtë të ndalësh sulmuesin Cristiano Ronaldo që të mos shënojë gola kur është në formë e tij më të mirë, por bashkëlojtari i tij te Juventusi, Daniele Rugani, ka shpikuar një formë mjaftë interesante.

Dyshja janë të zënë duke u përgatitur për sezonin e ri dhe superylli portugez pritet të debutoj te gjiganti në Torino kur ata të përballen ndaj Chievos në ndeshjen e tyre të parë në Serie A më 18 gusht, transmeton portali arbresh.info.

Para gjithë kësaj, ata janë përballur me njëri-tjetrin në stërvitje për tu siguruar që janë në gjendjen më të mirë të mundshme, por në këtë rast, Rugani dukej qartë se nuk kishte asnjë opsion tjetër përveç se të bëjë një veprim drastik.

Kur Ronaldo u shfaq para portës në një mini gol, mbrojtësi italian zgjodhi për të larguar portën nga Ronaldo që po e shikonte atë se si do të veproj, ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Fatkeqësisht për mbrojtësit italian dhe të gjithë Italinë këtë sezon, ata duhen të kenë një ide edhe më të mençur se kjo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale