I biri e dërgon në gjyq, Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind

07:24 | 16 Shtator 2020

Samuel Eto’o do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.

Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampion;ve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro.

Prej vitesh Eto’o nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij.Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme.

Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara