Hungaria triumfon kundër Austrisë

20:06 | 14 Qershor 2016

Kombëtarja e Hungarisë ka fituar kundër Austrisë me rezultat 0-2 në kuadër të grupit F të evropianit të futbollit Euro 2016.

Hungarezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Ndeshja filloi me një goditje të fortë të David Alabas, transmeton Telegrafi, e cila përfundoi në shtyllën vertikale dhe ky ishte rasti më i mirë i pjesës së parë, e cila përfundoi pa gola.

Pjesa e dytë filloi me sulmet e hungarezëve ndërsa në minutën e 62-të erdhi edhe goli nga Adam Szalai, e gjitha kjo pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë fantastike.

Kur të gjithë menduan se në këtë ndeshje nuk do të ketë më gola, në skenë doli Zoltan Stieber me një gol të bukur.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin F, kurse në xhiron tjetër, Austria do të luan ndaj Portugalisë, ndërsa Hungaria kundër Islandës.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara