Hummels nuk shkon në Manchester United

19:47 | 22 Maj 2015

Futbollisti i spikatur Mats Hummels, nuk do të shkojë gjatë verës në skuadrën e Manchester United, pasi ai do të qëndrojë të paktën edhe për një vit te skuadra e Borussia Dortmundit.

Mediet gjermane e kanë konfirmuar marrëveshjen në mes drejtuesve të klubit dhe mbrojtësit, i cili është edhe kapiten i skuadrës.

Muajit e fundit vazhdimisht është folur për një transferim të Hummelsit në “Old Trafford”, por kjo gjë nuk do të ndodh të paktën edhe për një vit tjetër, pasi mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në skuadrën nga “Signal Iduna Park”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara