Humbje befasuese për Cavs dhe Warriors, triumfojnë Rockets dhe Spurs

11:40 | 22 Tetor 2017

Ka vazhduar spektakli në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Në natën e mbrëmshme janë bërë disa befasi ku skuadrat favorite kanë pësuar humbje.

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors është mposhtur nga Memphis Grizzlies me 10 pikë diferencë 101:111.

Marc Gasol ishte fantastik për vendasit me 34 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime, ndërsa ai u ndihmua edhe nga James Ennis me 13 pikë.

Tek kampioni në fuqi, Stephen Curry realizoi 37 pikë e Kevin Durant 29 pikë e 13 kërcime por të pamjaftueshme për fitore.

lebron-james_71zn9j6749m61uddoxieom6yc

Humbje ka pësuar edhe finalisti i vitit të kaluar, Celeveland Cavaliers në përballje me Orlando Magic 114:93.

LeBron James shënoi 22 pikë por që ishin të pamjaftueshme për të marrë triumf, ndërsa tek Magic, Nikola Vucevic ishte më efikasi me 23 pikë shtatë kërcime e pesë asistime.

Oklahoma City Thunder e super përforcuar është mposhtur nga Utah Jazz me nëntë pikë diferencë 87:96.

Ndërkohë fitore kanë shënuar Houston Rockets që mposhti Dallas Mavericks 107:91 dhe San Antonio Spurs që triumfoi përballë Chicago Bulls 77:87.

Lajmet më të lexuara