“Humbëm një ndeshje, por fituam betejën”

11:55 | 9 Tetor 2018

Conor McGregor u shfaq për herë të parë publikisht pas asaj ndeshje të humbur me Khabib Nurmagomedov. Ai insistoi se “ne e kemi fituar betejën” dhe se “lufta vazhdon”, pavarësisht humbjes.

McGregor pësoi humbjen e katërt në karrierë në raundin e katërt në Las Vegas.

Por ndeshja u eklipsua nga përleshja që shpërtheu mes dy kampeve.

Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën se kanë nxitur sherrin, por rusi Khabib Nurmagomedov rrezikon titullin. Nurmagomedov ka zbarkuar në Rusi, në vendin e tij të lindjes në Dagestan.

Atje është pritur si një hero.

30-vjeçari ka kërkuar falje për sherrin, duke thënë se i kanë ofenduar vendin dhe fenë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara