Historike, Portugalia fiton për herë të parë Kampionatin Evropian (Foto/Video)

23:32 | 10 Korrik 2016

Përfaqësuesja e Portugalisë ka fituar për herë të parë në historinë e saj në Kampionatin Evropian.

Skuadra e Didier Deschamps regjistroi fitore me rezultat 1-0 ndaj Francës në finalen e zhvilluar në Stade de France duke siguruar për herë të parë titullin e këtij turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info.

Brenda pjesës së parë, golashënuesi më i mirë i turneut, Antoine Griezmann ishte shumë afër golit të tij të shtatë në Euro 2016 brenda pjesës së parë, por goditja e tij me kokë u ndal me sukses Rui Patricio, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, emocionet i pushtuan të gjithë pas një ndërhyrje të ashpër që Dimitri Payet shkaktoi ndaj Cristiano Ronaldos, i cili edhe pse qëndroi edhe për disa minuta në fushë më pas u largua me lot në sy nga loja duke lënë një hapësirë të madhe te skuadra e Portugalisë. [VIDEO]

CnBu_zOW8AUEqme

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann kishte edhe një shans të mirë për të dërguar skuadrën e tij në epërsi gjatë fraksionit të dytë, por goditja e tij me kokë në minutën e 65′ përfundoi fatkeqësisht mbi portën e portierit portugez. Franca tentoi edhe përmes sulmuesit të Arsenalti, Olivier Giroud, goditja e të cilit u ndal me sukses nga Patricio pavarësisht distancës së vogël.

Tentimi i fundit brenda kohës së rregullt në Stade de France erdhi nga sulmuesi Andre Pierre Gignac që bëri një goditje të fortë në minutën e dytë të kohës shtesë, por shtylla ishte ajo që shpëtoi Portugalinë duke dërguar njëkohësisht ndeshjen në vazhdime.

Në minutën e 109′ të ndeshjes, Portugalia kaloi në avantazh përmes golit të shënuar nga Eder që realizoi nga distanca. Ish sulmuesi i Swanseas shënoi për 1-0 nga një largësi prej 25 metra duke gjetur këndin e portës së francezit Hugo Lloris./arbresh.info [VIDEO]607136815_MH_6874_594210721E22924C0D1A71320B7F6A17_3545

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara