Higuain: Jam i lumtur që jam kthyer, kënaqësi të luash me CR7

21:14 | 12 Shtator 2019

Higuain ka folur para ndeshjes ndaj Fiorentinas për kohën e tij në klub.

Gjatë një interviste për Sky Sports, sulmuesi i Juventusit ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të vazhdojë qëndrimin te kampioni i Italisë, transmeton portali arbresh.info.

“Kam dashur të qëndrojë në Juve, ky ishte qëllimi im. Juventusi është një skuadër e mrekullueshme me një bazë të tifozëve të mrekullueshme dhe jam i lumtur që jam rikthyer”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

Higuain është pyetur edhe për kohën së bashku me Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo? Është bërë një kohë e gjatë që nuk kam luajtur me të, ai është i mrekullueshëm. Ai gjithmonë dëshiron të fiton dhe të vendos rekorde të reja. Është kënaqësi të luash me të”

Fiorentina është rivali i ardhshëm këtë javë i Juventusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara