Hidhet shorti për kampionatin e ri në Superligën e Kosovës

13:45 | 27 Gusht 2020

Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2020/21 në Superligë.

Fillimisht të pranishmit në emër të presidentit Agim Ademi i përshëndeti kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, i cili uroj klubet për një edicion të mbarë, teksa i njoftoi edhe për ndryshimet në sistemin e garave në elitë, që sivjet do të zhvillohet me 36 xhiro me sistem të katërfishtë.

Ndërkohë, në bazë të tërheqjes së shortit, në xhiron e parë që planifikohet të nisë më 12 shtator, do të takohen:

Drita – Llapi, Trepça’89 – Arbëria, Prishtina – Drenica, Besa – Ballkani dhe Feronikeli – Gjilani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara