Hidhet shorti: Istogu mëson kundërshtarin në Kupën Evropiane

12:16 | 20 Tetor 2020

Kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Ferizaj në raundin e tretë të përballet me skuadrën turke, Muratpasa Belediyesi.

Ndeshja e parë duhet të luhet në Turqi kurse e kthimit në Ferizaj.

Është hera e parë që Ferizaj do të garojë në arenën evropiane.

Ndeshjet e Ferizajt me skuadrën turke Muratpasa do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.

Kundërshtarin e ardhshëm evropian të martën e mësoi edhe skuadra e hendbollisteve të Istogut.

Istogu në raundin e tretë të Kupës Evropiane do të përballet me skuadrën nga Bjellorusia, Victoria-Berestie.

Ndeshja e parë duhet të luhet më 14 apo 15 nëntor në Bjellorusi, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Istog.

KHF Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë. Tani e pret një udhëtim i largët për në Bjellorusi.

Shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane është tërhequr të martën në Vjenë. Për herë të parë Kosova i ka dy skuadra në raundin e tretë.

Lajmet më të lexuara