Herrera: Cavani dëshiron të luaj në Spanjë

12:23 | 7 Qershor 2020

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka zbuluar se bashkëlojtari Edinson Cavani dëshiron të luaj në Spanjë duke hedhur poshtë spekulimet se do transferohet te Inter.

Inter shihej si skuadra më e interesuar për uruguaianin, të cilit i skadon kontrata muajin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Herrera ka zbuluar se Cavani do kalojë në Spanjë, ligë në të cilën ka shprehur interesim Atletico Madrid-i.

“E di që Cavani dëshiron të luaj në Spanjë sepse është ligë dhe shtet që e do”.

“Në fakt, kam pyetur se çfarë do bëjë, por që u larguam nga Paris, nuk ka pasur mundësi të bisedojë me të dhe jam i padijshëm në situatën momentale”, theksoi ai.

PSG nga ana tjetër e ka blerë zëvendësuesin e Cavani-t, pra Mauro Icardi-n nga Inter./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara