Problemet me lëndime vazhdojnë pasi mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, theu këmbën e tij.
Kapiteni i Liverpoolit do mungojë për tetë javë pasi theu një kockë në këmbën e tij gjatë stërvitjeve me klubin, shkruan arbresh.info. Reprezentuesi i Anglisë kishte pasur probleme më parë me këmbën e tij të majtë duke mos qenë as pjesë e ndeshjes së fituar 1-0 kundër Bournemouth në mënyrë për të udhëtuar në SHBA për të shqyrtuar problemin.
Megjithatë, pas kthimit mesfushori lëndoi edhe këmbën e djathë gjatë stërvitjeve në Melwood.
“Jam shumë i zhgënjyer dhe i frustruar me lëndimin, por do punojë shumë për tu kthyer sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Henderson të shtunën./arbresh.info