Hazard dhe Courtois po bëjnë presion për kalimin e Kantes te Real Madridi

09:09 | 13 Shtator 2019

Eden Hazard dhe Thibaut Courtois duan të bashkohet përsëri me ish-bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, N’Golo Kante.

Klubi mbretëror është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën dhe njëri nga emrat më të përfolur është ai i francezit Kante.

Sipas raportimeve të para disa ditës, Chelsea dhe Reali kishin arritur tashmë marrëveshje për transferimin e francezit në Bernabeu.

Në anën tjetër, mediumi Athletic shkruan se Hazard dhe Courtois kanë bërë presion që Reali të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, Kante.

Dyshja u kanë thënë miqve të tyre që ata besojnë se Kante është lloji i saktë i lojtarit që Mbretërve iu mungon.

Sidoqoftë, me kontratën e tij që ka edhe disa vite dhe moshën 29 vjeç, transferimi i  Kantes mund të jetë shumë i vështirë për gjigantët e La Ligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara