Havertz: Jam i emocionuar të luajë me Werner, Havertz dhe Pulisic

16:48 | 22 Tetor 2020

Sulmuesi i Chelsea-s, Hakim Ziyech ka thënë se është vërtet i emocionuar që luan me lojtarët e talentuar si Timo Werner, Kai Havertz dhe Christian Pulisic.

27-vjeçari debutoi me “Blutë” javën e kaluar në barazimin ndaj Southampton-it (3 – 3), transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se është i emocionuar që do luajë pranë lojtarëve, si Havertzn Werner dhe Pulisic që kanë kualitet të lartë.

“Kai Havertz dhe Timo Werner janë dy talentë të mëdhenj dhe e kanë dëshmuar në të kaluarën me klubet e vjetra”.

“Christiano Pulisic gjithashtu është ndër talentët. Të gjithë kanë kualitet dhe Christian është më herët se ne këtu”.

“Jam vërtet i emocionuar të luajë me ta dhe nuk me intereson se ku do luajë në fushë”, deklaroi ai.

Chelsea e nisi me barazim aventurën në Ligën e Kampionëve duke luajtur pa gola ndaj Sevilla-s./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara