Handanovic, gati ta vazhdojë kontratën me Interin

19:51 | 31 Mars 2015

Portieri Samir Handanovic pitet të vazhdojë kontratën më skuadrën e Interit, dhe në këtë mënyre t’i jap fund spekulimeve për të ardhmen e tij në futboll.

“Po besojmë rreth rinovimit me Interin. Sa i përket Romës, nuk është aspak e vërtetë se kam folur me Sabatinin”, ka thënë agjenti i Handanovic, Federiko Pastorelo. Mediet në Itali kanë raportuar së slloveni pritet të vazhdojë kontratën më Interin deri në vitin 2019.

30-vjeçari është transferuar në Inter nga Udinese në vitin 2012, kurse interesim për të kanë shfaqur Roma dhe Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara