Guardiola e bindi Xavin vetëm për 20 sekonda

16:58 | 16 Prill 2018

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ai që nëntë vite është trajner profesional dhe në vetëm dy vite nuk ka fituar titullin e kampionit.

Gjatë kësaj karriere, Guardiola ka punuar me shumë yje, njëri prej tyre është edhe Xavi Hernandez.

Ky i fundit në një intervistë ka thënë se në vitin 2008, kur Guardiola ka marrë drejtimin e Barcelonës, ka qenë i interesuar për pozicionin e tij në klub, dhe trajneri spanjoll ka arritur ta bind që të qëndrojë në vetëm 20 sekonda.

“Pep, e kam një pyetje për ju, a llogarisni në mua”, ishte pyetja e Xavit për Guardiolan.

“Nuk e shoh këtë ekip pa ju. Nuk e shoh këtë punë pa ju”, ishte përgjigja e Guardiolas për Xavin, në bisedën që zgjati vetëm 20 sekonda.

Guardiola këtë sezon me Manchester City fituan kampionantin anglez, Premier League. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale