“Griezmann, si Ronaldo e Messi”

14:45 | 9 Korrik 2016

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Francës, Bacary Sagna, i cili do të përballet me një punë të vështirë për ta vëzhguar Cristiano Ronaldon në finale të Kampionatit Evropian 2016 të dielën, ka thënë se bashkëlojtari i tij Antoine Griezmann tani i përket elitës së njëjtë si sulmuesi i Portugalisë.

“Ronaldon të gjithë e njohim. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, tha fillimisht Sagna në një konferencë për media. “Antoine, për mua është në të njëjtin nivel gjithashtu, ai është në ligën e njëjtë si Ronaldo dhe Lionel Messi”.

Portugalia dhe Franca do të takohen nesër në finale të këtij turne madhështor duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara