Griezmann: Ronaldos i takon Topi i Artë

11:31 | 11 Korrik 2016

Antoine Griezmann e pranon se ka humbur Topin e Artë ndaj Cristiano Ronaldos pasi rivali i tij në Real Madrid ka fituar garat më të rëndësishme.

Griezmann përfundoi Kampionatin Evropian 2016 si golashënuesi më i mirë i turneut, me tri gola më shumë se Ronaldo, por Franca u mposhtë 1-0 nga Portugalia duke shënuar humbjen e dytë në finale ndaj bartësit të fanellës me numër 7 brenda dy muajve.

“Top i i Artë? Cristiano e ka fituar atë”, tha ai pas finales në Stade de France, transmeton portali arbresh.info.

“Doja të fitoja më parë trofeun dhe më pas të mendoj për Topin e Artë. Cristiano ka fituar kompeticione më të rëndësishme, prandaj mendoj se i takon atij”./arbresh.info   

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara