Griezmann i pakënaqur te Barcelona, ky mund të jetë destinacioni i radhës

17:21 | 2 Korrik 2020

Ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann është duke i pëlqyer ideja për tu transferuar në Premierë Ligë, derisa Manchester United shihet si destinacioni i radhës.

Griezmann u transferua në “Camp Nou” verën e kaluar nga Atletico Madrid, por nuk ia ka dal të gjejë formën më të mirë, transmeton portali arbresh.info.

Francezi ka shënuar tetë gola në 32 paraqitje derisa ka lidhje jo të mirë me Lionel Messi-n dhe trajnerin Quique Setien.

Sipas Mundo Deportivo, Griezmann-it i pëlqen ideja për tu transferuar në Premierë Ligë.

Thuhet se United dhe City kanë pyetur për lojtarin, vlera e të cilit mbetet 100 milionë euro, aq sa ka kushtuar verën e kaluar.

Francezi luajti vetëm dy minuta në përballjen e fundit ndaj Atletico Madrid-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara