Griezmann humb penaltinë kundër Shqipërisë

21:34 | 7 Shtator 2019

Franca ka pasur një mundësi për të thelluar edhe më shumë epërsinë kundër Shqipërisë.

Skuadra nën udhëheqjen e Didier Deschamps fitoi një goditje nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 35′ e  ndeshjes kundër kombëtares shqiptare, shkruan portali arbresh.info.

Pas një ndërhyrje të palejuar në zonë nga Mërgim Mavraj, gjyqtari akordoi penalti dhe superylli Antoino Griezmann ishte ekzekutues i saj.

Sidoqoftë, sulmuesi i Barcelonës dështoi në përballjen direkte me portierin Thomas Strakosha duke goditur vetëm tranversalen.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara