Granit Xhaka i gatshëm për ndeshjen e ardhshme?

21:30 | 11 Shtator 2019

Granit Xhaka dhe Lucas Torreira janë lënduar gjatë detyrës me skuadra kombëtare, por Arsenali ka theksuar se ata janë të gatshëm për të luajtur.

Në një përditësim në uebfaqen zyrtare, Arsenali shkruan:

“Të gjithë lojtarët që kanë qenë në detyrë me skuadrën kombëtare do të rikthehen tek ne nga mëngjesi i së enjtes”

“Asnjë lojtarë nuk raportohet të ketë pësuar ndonjë lëndim gjatë kësaj periudhe”

“Megjithatë, të gjithë lojtarët ndërkombëtar do të vlerësohen para ndeshjes të së dielës”

Arsenali luan në udhëtim ndaj Watfordit dhe Granit Xhaka me gjasë do të jetë pjesë e skuadrës së parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara