Goli nga Martial ishte thuajse identik si i Ronaldos

15:55 | 9 Shkurt 2019

Anthony Martial ka shënuar një supergol solo pasditen e sotme (e shtunë) duke vendosur në kujtime tifozët e Manchester United.

Martial mori topin në gjysmë të fushës dhe shkatërroi mbrojtjen e Fulhamit para se të gjej rrjetën, shkruan portali arbresh.info.

Siç duket, një gol të tillë dhe thuajse identike e kishte shënuar Cristiano Ronaldo në vitin 2007 në të njëjtin vend.

Superylli portugez duket sikur të ketë krijuar një rrugë në stadiumin Craven Cottage për bartësin e fanellës me numër United që i ndihmoi skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit të fitoj bindshëm 3 me 0.

Të dy golat mund t’i shkoni më poshtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale