Goli i Rebic me vlerën e tri pikëve – Milani mund Torinon

23:14 | 17 Shkurt 2020

Pas barazimit me Hellas Veronën dhe humbjes me Interin, Milani është rikthyer te fitoret në Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit ka arritur t’i marrë pikët e plota në ‘San Siro’ duke e mundur me rezultat minimal, 1:0 Torinon.

Heroi i këtij takimi është lojtari në top formë në vitin 2020, Ante Rebic.

Rebic po shpaguan besimin e Piolit dhe arriti të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 25’ në pjesën e parë, pas një asisti nga ana e Castillejos.

Pas kësaj fitoreje, Milan ka shkuar në kuotën e 35 pikëve në pozitën e tetë, aq sa hellas Verona e Parma në zonën Europa League.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara