Golden State e nis sezonin me fitore, Boston “leksion” Philadelphia

09:48 | 17 Tetor 2018

Ka nisur sot zyrtarisht sezoni 2018-2019 në NBA, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para. Kampionët e Golden State fituan 108-100 ndaj Oklahomës, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra vendase, që korri një fitore të merituar. Para fillimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të unazave për basketbollistët e skuadrës kampione.

Për sa i përket ndeshjes, një paraqitje e shkëlqyer e Stephen Curry, autor i 32 pikëve, mbështetur edhe nga Durant me 27, ndërkohë që 5 basketbollistët të Warriors realizuan mbi 10 pikë. Për Oklahomën u dalluan George me 27 pikë dhe Schroder me 21, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fitore të lehtë korri skuadra e Boston, që triumfoi 105-87 ndaj Philadelphia. Në fakt pritej një sfidë më e fortë, por miqtë nuk arritën asnjëherë të rivalizojnë (Embiid 23 pikë e 10 asist), ndërsa për Celtics Tatum realizoi 23 pikë, duke qenë lider në fushë për vendasit. Mirë u paraqit edhe stoli i Boston, nga ku erdhën 42 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara